Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset Kosova. Sadiku e ka përshkruar gjendjen si një “katrahurë politike” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet e fundit. “Për besë është cirku që Vetëvendosja e ka instaluar në shtet, është njëfarë katrahure politike. Unë kam filluar me besu që këta me të vërtetë po dojnë me çu posht këtë vend”, ka deklaruar ai. Deputeti i LDK-së i ka cilësuar zhvillimet e fundit si “lojëra banale” dhe të paarsyeshme, duke thënë se është i dëshpëruar me situatën në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
