ZRRE-ja

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë.  ka njoftuar se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji,  të datës 13 gusht 2025. Në njoftim thuhet se KEDS, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka të drejtë të vazhdojë furnizimin me energji për kompanitë që nuk kanë kontratë me furnizues të licencuar. Për këtë arsye, kompania ka nisur shkyçjen e mbi 1400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë, të cilët nuk kanë reaguar ndaj thirrjeve të përsëritura për t’u kyçur në tregun e hapur të energjisë. Nga këto pika, mbi 600 janë njëhsorë smart që do të shkyçen në mënyrë të automatizuar nga distanca, ndërsa pjesa tjetër do të shkyçet fizikisht nga ekipet e terrenit të KEDS-it në të gjithë territorin e Kosovës. “Konsumatorët komercialë, të cilët i plotësojnë kushtet për dalje në treg të hapur, janë të obliguar të lidhen me një furnizues të licencuar. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, një numër i konsiderueshëm i bizneseve nuk e kanë bërë këtë,” thuhet në njoftimin e KEDS-it. Kompania apelon te të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje me furnizues të licencuar ta bëjnë këtë sa më shpejt, për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike. Lista e furnizuesve të licencuar është e publikuar në uebfaqen zyrtare të ZRRE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave nga SHBA: Një hap tjetër drejt fuqizimit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit …