Komuna e Deçanit njofton se do të nisë për herë të dytë procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2026.
Komuna Ju fton të kontribuoni me ide për projekte që i shërbejnë qytetit tonë dhe të merrni pjesë në votimin për to. Propozimet e përzgjedhura do të shqyrtohen dhe përfshihen në buxhetin e vitit 2026.
Motoja jonë është: “Idetë tuaja, veprimi ynë”!
Buxheti për propozimet mund të arrijë deri në 35 mijë euro.
Mos e humbisni rastin! Takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje do të mbahet të hënën 4 Gusht, sallën e Kuvendin Komunal të Deçanit duke filluar nga ora 10:00.
Ju presim me shumë respekt!