Komuna e Deçanit fton qytetarët që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit për një Deçan më të pastër, më të rregullt dhe më të sigurt

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të institucioneve relevante, ku u diskutua rreth koordinimit të veprimeve komunale me fokus në menaxhimin e ujit të pijshëm, ujit për ujitje dhe masave për parandalimin e zjarreve.

Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi, si furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm, shfrytëzimi efikas i burimeve ujore për bujqësi, si dhe domosdoshmëria e reagimit të shpejtë ndaj rrezikut të zjarreve gjatë muajve të verës.

Në takim u diskutua gjithashtu për nevojën e rritjes së kujdesit qytetar, duke përfshirë respektimin e hapësirave publike, shmangien e parkimit në trotuare dhe mirëmbajtjen e vegjetacionit në pronat private dhe publike.

Komuna, në bashkëpunim me institucionet partnere, do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe në kohë, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e rregullave, për një Deçan më të pastër, më të rregullt dhe më të sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt

Sami Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet lokale …