Komuna e Deçanit ka përgatitur një plan të detajuar për ndërtimin e sheshit të qytetit

Komuna e Deçanit, ashtu siç e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, ka përgatitur një plan të detajuar për ndërtimin e sheshit të qytetit.

Ky projekt madhor përfshin:

•Ndërtimin e nënkalimeve

•Parkingjet nëntokësore

•Këndin memorial të dëshmorëve

•Hapësira të gjelbra

•Qendrën zejtare

•Si dhe pjesë të tjera për funksionalitetin dhe estetikën e sheshit.

Po ashtu, plani parasheh ndërtimin e objekteve të reja për:

•Administratën komunale

•Gjykatën

•Ministrinë e Punëve të Brendshme

•Dhe institucione të tjera përkatëse.

Për këtë arsye, nuk është planifikuar renovimi i objekteve aktuale, pasi ato do të dislokohen:

•Komuna

•Pallati i Kulturës

•Gjykata

•Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, aktivitetet kulturore dhe rinore po zhvillohen në një nga komplekset më të bukura në Kosovë, në Kompleksin “Fetnete Ramosaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi mbajti seancën e VIII-të dhe të fundit të legjislaturës 2021–2025

Sot është mbajtur mbledhja e VIII e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë që u …