Komuna e Deçanit merr masa parandaluese për mbrojtje nga zjarri në institucionet publike

Në kuadër të kontratës “Furnizimi dhe mirëmbajtja e aparateve për shuarjen e zjarrit”, Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike të Komunës së Deçanit, konkretisht Sektori për Mbrojte dhe Shpëtim ka realizuar projektin për servisimin, mirëmbajtjen dhe pajisjen kundër zjarrit në të gjitha institucionet publike në territorin e Komunës së Deçanit.

Prioritet kanë qenë njësiti i zjarrfikësve, objektet publike, institucionet shkollore etj.

Deri me tani është bërë servisimi periodik i 266 aparateve për mbrojte nga zjarri si dhe furnizimi me 47 aparate të reja.

Afati i kësaj kontrate është për dy vite, ku gjatë kësaj periudhe do të vazhdohet nga Operatori Ekonomik servisimi, mirëmbajtja dhe furnizimi me pajisje për shuarjen e zjarrit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me Stacionin e Ri të Autobusëve – model në gjithë vendin

Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin …