Drejtoria e Shërbimeve Publike në Deçan në bashkëpunim më Drejtorin e Inspeksionit Komunal tash e disa ditë kanë bërë verifikimin dhe identifikimin e të gjitha deponive ilegale në qytet dhe në fshatrat e komunës së Deçanit. Drejtori për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbimeve Publike Izet Zenuni bëri të ditur se na është dashtë disa ditë pune në teren që të bëjmë verifikim dhe identifikimin e të gjitha deponive të krijuara në teren. Situata në teren është jashtëzakonisht e keqe, janë krijuar mbi 16 deponi të cilat duhet punë intensive për ti larguar këto mbeturina. Ne si Institucione Komunale në bashkëpunim më ,,KELKOS-Grup’’, kemi arritur një marrëveshje mirëkuptimi që të bëjmë largimin e këtyre deponive të krijuara, puna në teren ka nisë nga dita e martë, deri më tani është pastruar vendi ,,Podi i Gështenjave’’,varrezat e qytetit, dhe disa lokacione tjera. Zenuni bëri të ditur se mbeturinat e ekonomive familjare dërgohen në deponinë regjionale ne Sferrk, ndërsa mbeturinat e ngurta (inerte) në vendin e quajtur te zalli i Strellcit vend ky i cili është votuar edhe në Asamblenë Komunale për një deponit të tillë. Sipas Zenunit ky aksion do të vazhdoi deri në fund të muajit shtatorë apo deri në largimin e te gjitha deponive të krijuara. Më këtë rast ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Deçanit Sami Cacaj, ka mbajt një takim më policinë e Kosovës, më inspektorët komunal dhe drejtorin e shërbimeve publike, ku janë dakorduar që bashkë të jenë ëe teren për të marr masat e duhura për parandalimin e hedhjes së mbeturinave. Nga ky takim i përbashkët janë dakorduar që të krijohet një ekip i cili do të jetë në teren 24 orë dhe do të monitoroi, si dhe të ndëshkoj keqbërësit. Ju bëjmë me dije se të gjithë qytetaret, personat fizik dhe ata juridike që vërehen qoftë nga qytetaret, kamerat e sigurisë, policia apo inspekcioni duke hedhur mbeturina, do të dënohen sipas ligjit për mbeturina 04/L-60 dhe udhëzimit administrative me nr.14/ 2015 për gjoba mandatore, që parasheh qartë masat e ndëshkimit për të gjitha kategoritë. Prandaj çdo qytetar i ndershëm duhet te lajmëroj rastet e tilla në institucionin komunal po në polici, sepse se pari është ne interes te fëmijëve te tyre, dhe ruajtjes së ambientit në komunën e Deçanit.