Komuna e Ferizajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me shoqatën “HandiKOS” Gjilan

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takimi drejtorin ekzekutiv të shoqatës  “HandiKOS” Gjilan, Fatmir Shurdhani. Në këtë takim është bërë edhe nënshkrimi i një memorandum mirëkuptimi, i cili është i lidhur në kuadër të projektit “Fuqizimi i reziliencës së personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara përmes lehtësimit të qasjes në shërbime publike dhe ofrimit të kujdesit psikologjik dhe mjekësor”, në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …