Brickos

Situata e sigurisë në Ferizaj vazhdon të mbetet e qetë

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e kryesoi Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më koordinatorin  e këtij këshilli Albion Sherifi. Në hapjen e kësaj mbledhje nënkryetari Aliu, ka thënë se ky këshill ka rol të veçantë, sepse sipas tij diskutohen çështje në interes të të gjithë qytetareve. Për situatë e sigurisë ka folur edhe  komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj Imer Kaqara. Ai ka thënë se situata e sigurisë në Ferizaj, vazhdon të mbetet e qetë, dhe nuk ka pasur asnjë rast të rëndë të raportuar. E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, të pranishmit i ka njoftuar rreth sigurisë nëpër shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa ka potencuar faktin se gjysmevjetori i këtij vitit shkollor do të përfundojë më ndryshimet që janë bërë në kalendarin shkollor. Edhe anëtaret tjerë të këtij këshilli kanë ngritur çështje të ndryshme në këtë mbledhje, ndërsa është diskutuar edhe për planin e vitit të ardhshëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …