Ka përfunduar largimi i deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Mic Sokoli” në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në komunën e Ferizajt në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia”, gjatë këtyre ditëve kanë bërë largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën “Mic Sokoli”, në Ferizaj.  Kjo deponi ishte krijuar me vite të tëra, nga persona të pandërgjegjshëm, me ç’rast janë hedhur dhjetëra tonelata bërllogë, e që ishin shtrire në një parcelë private të kontestuar, në këtë rrugë. Identifikimi i kësaj deponie ilegale të mbeturinave, ishte  bërë muaj me parë nga inspektorët e ambientit të Komunës së Ferizajt.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …