leoni

Komuna e Hanit të Elezit nxjerr në Debat Publik Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit nxjerr në Debat Publik Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit, një dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel lokal. Ky plan ka për qëllim kryesor përmirësimin e gjendjes së mjedisit në territorin e komunës së Hanit të Elezit. Në kuadër të planit është bërë vlerësimi i gjendjes ekzistuese të mjedisit, janë identifikuar problemet kryesore mjedisore, janë përcaktuar prioritetet kryesore si dhe janë planifikuar afatet, veprimet, aktivitetet dhe projektet kryesore që do të ndërmerren për periudhën e ardhshme 5 vjeçare për mjedisin e komunës së Hanit të Elezit.

Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit e gjeni në linkun bashkangjitur

https://kk.rks-gov.net/hanii…/category/konsultime-publike/

Të gjitha komentet, sygjerimet dhe propozimet e juaja mund ti dërgoni në e-mail adres;

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …