leoni

Telegram ngushëllimi nga kryetari Suma me rastin e aksidentit të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emrin e tij, të institucionit të cilin e përfaqëson dhe në emër të banorëve të komunës së Hanit të Elezit, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë bashkatdhetarët që humbën jetën në aksidentin në Kroaci. Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci. Në këto momente jemi në krah të familjeve, të atyre që humbën jetën, të të lënduarve, të cilëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë duke lutur Zotin të ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve.

Sot të gjithë iu bashkohemi dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lutemi të ketë sa më pak viktima dhe të lënduarve shërim të shpejt dhe ardhje në vendlindjet e tyre. Thuhet në ngushëllimin e kryetarit Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …