Komuna e Hanit të Elezit së shpejti edhe me zyre punësimi

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune, Drejtorin e Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi i shoqëruar edhe nga zyrtarët nga niveli Qendror përkatësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Luan Kastrati dhe Fadil Osmani. Kryetari Suma dhe Drejtori i Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi, biseduan për mundësin që edhe komuna e Hanit të Elezit të ketë zyrën e saj të punësimit. Gjatë qëndrimit në komunën e Hanit të Elezit, mysafirët të shoqëruar nga kryetari Suma vizituan edhe objektin ku do të mundë të vendoset qendra e punësimit. Gjithashtu në shenjë respekti delegacioni vizitoi edhe Varrezat e Dëshmoreve në Puset e Nikes.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …