leoni

Komuna e Junikut është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta”

Komuna e Junikut tani edhe zyrtarisht është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta” respektivisht “Strong Cities Network”, me ç’rast është pranuar edhe çertifikata e anëtarësimit. Me këtë rast Kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, ka shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin korrekt dhe mikpritjen e ngrohtë nga “Strong Cities Network” të cilët po ashtu kanë njoftuar për anëtarësimin e Junikut përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare të facebook. Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të BE-së interesohen rreth zbatimit të Planit të veprimit për barazi gjinore

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Viti, Ibadete Hyseni, së bashku me drejtorët komunal,  Naim Pira …