Brickos

Ylli Mece

Ylli Meçe: LIRINË DO TJUA U SJELL UNË…. QË DO TË JAP DHE JETËN ATY MIDIS JUSH !

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nga ajo çka pritej brenda për brenda partisë së L S I- së parti kjo e cila njihet mirë nga të gjithë shqiptarët si një parti borgjeze nga më të paqëndrueshmet, por me tipare nga më të çuditshmet.

Që partitë e sotme, janë kthyer në ndërmarrje fitimprurëse dihet mirë dhe populli ynë këtë fenomen e ka të qartë, sepse veprimtaria e tyre gjatë këtyre tre dekadave, ka vërtetuar dhe çdo ditë e më tepër dhe po e vërteton këtë fenomen. Nuk ka nevojë shumë për analiza të mirëfillta. Do të mjaftonte tu hidhej një sy gjithë drejtuesve të tyre për të kuptuar hendekun e madh ndarës që kanë ata me popullin tonë.

Kjo është e përgjithshmja, por që të kalojmë te e veçanta e partisë së “Lil floririt” cilat janë karakteristikat e saj ? Në luftën e brendshme të bërrylave brenda llojit të Partisë Socialiste lindi fenomeni i “arrivizmit”, pra ndjenja dhe dëshira e madhe për karrierë me qëllim për të arritur një objektiv të caktuar me të gjitha format dhe metodat duke kaluar në të pastajmen nga “arrivizmi” në “bonapartizëm”. Të qenurit e Ilir Metës në Këshillin drejtues të dikurshëm të Partisë Socialiste, deomos që nuk e kënaqte. Nuk e kënaqte jo se Lilua ishte simpatizant i Enverit, por ai duke e hedhur shikimin larg, përtej arkave të florinjta në tunelet e thesarit, e vlerësonte se do të ishte një “zero” po të mos ishte në krye të një subjekti politik, ndaj dhe në zemërim e sipër, me shpurën e dasmorëve të tij, u bë dhëndëri i parë i nuses së bukur LSI, që do të prostituonte me të për vite me radhë duke e kthyer këtë subjekt partiak, gati gati si dhomat rozë të kabareve evropiane.

Dhe ai në llogaritë e veta nuk gaboi. Sigla “ LSI ” në vitin 2004, në publik u shpall si një lëvizje e socialistëve për integrim, por që programi dhe platforma e vërtetë e saj ishte thjeshte një “ Lëvizje Sipas Interesit”. Shumat marramendëse që i shtoheshin kryetarit të saj, Lilo skraparlliut i cili herë mbas here shfaqej në publik me pathosin e atdhedashurisë e që me përbetimet për Atdheun si ato të Ahmet Zogut se do mbathte opingat do vishte shajaket e leshta dhe festen karakteristike të Skraparit e bënin atë sa qesharak por dhe aq të rrezikshëm.

I rrezikshëm në llogaritë fitimprurëse, sepse duke marrë pozicionin politik te qendrës, ai e vendoste kur të donte dhe si të donte këmbën në balancën politike duke e anuar atë dhe prishur të gjitha parashikimet, aq sa dhe fituesit e zgjedhjeve dilnin humbësit më të mëdhenj, duke i lënë ata komplet të befasuar e me gisht në gojë. Sigurisht dhe qesharak. Qesharak sepse e ktheu Partinë në një pronë private, në një ndërmarrje fitimprurëse “SHPK”, nga e cila nëse ai do ta humbiste, do të thoshte se pushtetin politik të partisë ja rrëmbyen, por ti rrëmbeje Ilirit pushtetin politik të Partisë, do të thoshte se i kishe marrë de fakto pushtetin ekonomik dhe gjithë burimet e tjera ekonomiko- financiare, të cilat ne i shikonim me sy e me figurë në ekranet e televizioneve se si ai bënte pazarllëqe me një ish ministrin e tij, se si ai u kërkonte qindra e mijëra dollarë apo euro atyre që dëshironin të bëheshin me nder”deputet”etj etj.

Aventurat dhe marrëzitë e tij të kombinuara këto me grykësinë e pandalshme për pushtet dhe para e detyruan, që me vullnetin më të plotë të tij, të bëhej zëvendësi i parë i Berishës në të gjithë fizionominë korruptive dhe vrastare të njeriut që i pati lyer duart me gjak në vitin 1997 e që dikur Meta e anatemonte dhe e akuzonte si njeriun i cili ishte shkaktari kryesor i gjithë fatkeqësive dhe tragjedisë së popullit tonë.

Ironia e fatit për ne shqiptarët qëndron se pikërisht për gjithë sistemin korruptiv i ngritur ky me ligjin e pa shkruar të kushtetutës e sidomos për vjedhjet zhvatjet dhe rrëmbimet masive tjetërsimet e pronave, vrasjet e tipeve mafioze, lulëzimi me hapa galopante i krimit, që shoqëroheshin me nivel të ulët ekonomiko financiar, me paga të punonjësve nga më të ultat e me pensione qesharake etj etj pa folur këtu për video akuzën e Priftit dhe bisedën kriminale e të pa skrupullt të Ilirit e cila kurrë nuk u ndëshkua nga drejtësia jonë e padrejtë, tregonin në fakt fytyrën e vërtetë të sistemit kapitalist, egërsinë e shfrenuar e të pa mëshirshme të tij, kundër atyre që bëheshin kërcënim për të, e që u manifestua me “vrasjet e bulevardit”.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kjo është natyra e kapitalit dhe pikërisht për këtë luftoi e lufton Meta dhe si për shpërblim për  këto maskafrallëqe në ” konklavën e vet që lëshoi tym të bardhe” njerka PS e pagëzoi atë për merita të veçanta President Republike. Tashmë t’i heqësh atij pronën private të LSI-së që është konvertuar dhe hipotekuar në Parti Lirie, është e njëjtë sikur t’i marrësh shpirtin gjithë familjes Meta dhe asaj kokëmadhes …apo Kryemadhit. Në kushte të tilla duke qenë se LS I-a u konsumua dhe reputacioni i saj shkoi deri ne lartësinë e një lavamani duarsh, “Lilo garipi” që nis shqiponjat në fluturim “në kërkim të lirisë” jo pa qëllim e hipotekoi partnë emrin e vet personal ashtu sikurse bëri dhe ujku i vjetër i “SHQUP”-it, pra për ta tjetërsuar tamam si një pronë të familjes së tij i cili, hera herës ja delegon këtë subjekt privat bashkëshortes së tij që çuditërisht i përkon dhe emri “Money”( angl. Moni = para) e hera herës, vetes së vet me objektiv të përgjithshëm që t’jua u trashëgojë atë dhe fëmijëve, nipërve e mbesave të mëvonshëm gjeneratë mbas gjenerate.

Pikërisht në këto lëvizje të studiuara me kujdes, qëndron dhe bonapartizmi i tij i cili për të demonstruar gjenetikën e tij si racë trimi ( Heeejj…ju drejtohemjuve që akoma nuk e njihni Ilir Metën, se ai nuk është do si do… por është ai që quhet Ilir Meta që mund të ngrejë gjithë Shqipërinë në këmbë e jo shaka) nga ku tashmë e tutje me flamurin e Lirisë në dorën e djathtë të Moni – t , dhe me videon e tij para e euro në dorën e majtë të zbresë në fushën e betejës për interesat e Atdheut dhe për lirinë e e cila çdo ditë e më tej kërcënohet. Kjo është e vetmja pikë që Iliri i Lirisë së fituar( sepse ne de fakto ne kemi tre dekada me qiri në dorë që endemi si Diogjeni i Greqisë së lashtë në kërkim të saj. Po në fakt kush e gëzon Lirinë e vërtetë? Të kërkosh Liri sikurse kërkon Lilua apo kumbari i tij Berisha që enkas ka hapur dhe një shtëpi apo bordello me këtë emër është absurditeti më i madh historik i këtyre tre dekadave.

Ne Lirinë nuk e kemi humbur por na e kanë rrëmbyer. Banditët dhe rrëmbalakët e parë ishin ajka e degjenerimit të asaj partie që ne dikur e deshëm po aq shumë, por që gradualisht ajo mbas vdekjes së të madhit Enver Hoxha, degjeneroi dhe bashkë me të dhe Liria e vërtetë e Atdheut u bë plaçkë tregu për bastardët e këtij vendi sikurse dhe për zuskat e Evropës së plakur që rri përherë para pasqyrës duke dashur të heqë rrudhat e saj reaksionare e të poshtërsive që i kanë sjellë këtij vendi e këtij populli. Në këto kushte ,ndërrimi i siglës së LSI-së nuk është gjë tjetër veçse një akt ngushëllimi që do të thotë: “I pa harruar kujtimi i kësaj partie” dhe t’i rrojnë bastardët e kusarët e saj që la mbas ! Situata politike dhe ekonomike e vendit, kriza ekonomike që ka mberthyer si me darë gjithë shoqërinë shqiptare, përkon dhe jo vetëm me shkallën e lartë të degjenerimit të PS-së, por dhe me korrupsionin e madh që e ka mbërthyer për gryke thuajse pjesën më të madhe të kësaj partie, situatë kjo e cila po shfrytëzohet me mjeshtëri të madhe nga kumbarët Berisha-Meta. E pa besueshmja dhe befasuesja deri në çudinë më të madhe që të bën të levizësh nga vendi duke mërmëritur nëpër dhëmbë “ ore jam unë që lexoj e degjoj këto gjera apo mos duhet të ndërroj pavion?!..

Pra kjo befasi e paimagjinueshme qëndron te fakti se si njeri ashtu dhe tjetri po luajnë me efikasitet të lartë kartën e nacionalizmit, i cili ka dy qëllime- a) Duke qenë se shqiptarët historikisht kanë qenë e janë një popull me ndienjë të lartë atdhedashurie ata kërkojnë që për të shkëputur vemendjen e popullit nga problemet e mëdha sociale të hiqen si atdhetarët më të mëdhenj që nuk i ka parë historia duke premtuar sikurse u betua Meta duke kopjuar Skënderbeun se “ Lirinë e vërtetë do jua u sjell unë që do jap dhe jetën po qe e nevojshme aty midis jush!..dhe b) të dy këto figura tashmë janë përgojuar aq shumë në popull për krim dhe korrupsion të organizuar madje dhe deri në krime të tipit mafioz me pasoje humbje jete, sa që i kanë kaluar kufijtë nacionalë dhe janë bërë një çështje e madhe dhe e ndërkombëtarëve, të cilët dhe këta janë ende në udhëkryq se si duhet të veprojnë?!Të kërkojnë arrestimin e tyre, kanë frikë se mos përballen me revolta dhe në këtë pikë Saliu, sigurisht dhe Meta për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe familjeve të tyre, do bëjnë çmos që në të ardhmen jo shumë të largët të organizojnë manifestime “në mbrojtje të Lirisë” (që ata vet e prostituojnë çdo ditë), në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve për një jetë më të mirë ( që ata për ironinë e fatit tonë të keq tre dekada ua u kane nxirë jetën gjithë shqiptarëve)… për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në piramidën shtetërore ( që kur ishin ata lartësia e kurbës së korrupsionit nuk ishte sa një piramidë, por sa vet Himalajet) etj..etj.

Sistemi ynë i drejtësisë aspak s’ka për ta marrë guximin që të dënojë ish mafiozet e dikurshëm por dhe ata të sotëm të pushtetit, sepse ishte vet pushteti mafioz që vendosi dhe krijo gjykatat. Nëse do ndërmarrin një hap të tillë do shkarkohen ashtu sikurse u shkarkua beniaminia e pagëzuarnga Berisha si Silvia Konti simboli dhe personazhia e antimafies italiane… Ina Rama e cila përfundoi e shkarkuar sikurse shkarkoi dhe Hrushovi në ajër ende pa u ulur në tokë avioni i legjendarit të luftës së dytë botërore Georgi Zhukov. Doni të dini ju të dashur lexues se si do përfundojë kjo nismë në këto situata të turbullta që më shumë i turbullojnë banditët e politikës ? Po jua u them: Demonstratat do vazhdojnë madje dhe me të fuqishme, sepse Rama me ekipin e arnuar dhe të pa aftë të zhytur në korrupsion u ka dhënë banditëve të vjetër armë të reja. Nëse me ata nuk do të veprojë drejtësia, do jenë po vet ata që sapo ta marrin pushtetin do veprojnë mbi drejtësinë pa mëshirë. Po populli çfarë fiton?Ja sekreti…populli me cilën do parti që të jetë në pushtet fiton opingën e Sheros Teksa Lilua përsëri do të nisë nga kraharori i tij shqiponjën në të largëtat fluturime drejt Lirisë !

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …