KOMUNA E JUNIKUT ËSHTË PËRFSHIR NGA NJË MOT I LIGË

Komuna e Junikut është përfshirë nga një mot i ligë, ku stuhia dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha. Dëme pati në rrjetin elektrik të cilat në orët e para të paradites u sanuan duke iu ofruar qytetarëve furnizim të rregullt me energji elektrike, por më së keqi e pësoi sektori i bujqësisë ku qindra hektar kultura të ndryshme bujqësore u dëmtuan për të mos pasur mundësi rigjenerimi nga dëmet e shkaktuara, hektar të tërë me pemishte dhe drithëra në Komunën e Junikut pësuan mëngjesin e së mërkurës nga breshëri dhe një stuhi e fortë. Komuna e Junikut respektivisht Komisioni për vlerësimin e dëmeve gjatë ditës kanë dalë në terren për të dokumentuar dëmet e shkaktuara, ku dhe në ditët në vazhdim do vazhdojnë me identifikimin dhe dokumentimin e dëmeve për çka Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë. Luten qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast përsëritje të stuhive të tilla!

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …