Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Nuk ka burg që mund t’i burgos gjithë luftëtarët e lirisë por as forcë që mund t’ia marrë lirinë Kosovës

Ish eprori i lartë i luftës çlirimtare, Sadik Halitjaha ka reaguar pas gëzimit të shfaqur nga disa media shqipfolëse gjeja se për bërjen gati të burgut të Hagës për ushtarët e UÇK-së. Ai ka theksuar se nuk ka burg që mund t’i burgos gjithë luftëtarët e lirisë por as forcë që mund t’ia marrë lirinë Kosovës dhe ta shndërrojë atë në funksion të matrapazëve kolaboracionisteve që janë në shërbim të armikut.

Postimi i plotë:

Proklamimi i Gjykatës Speciale se janë përgatitur burgjet dhe janë caktuar gardian! Fillimi i konstruktimit të aktakuzave për udhëheqësit e UÇK-së. Fort i gëzoi armiqtë dhe kundërshtarët e luftës çlirimtare. Kanë filluar të fryhen si tullumbace kjo turmë dhe të rritet me shpejtësi si ortek bore rreth padronëve e misionareve anti kombëtar. Dua të ju kujtoj për të njëmijtën herë se e kanë gabim sikur që vet e din se përherë gabim kanë qenë. Ky gëzim shumë pak ju zgjatë, sepse nuk shkojnë gjerat sipas dëshirës së tyre as sipas planeve të padronëve te kamotshëm të tyre.

 Nuk ka burg që mund t’i burgos gjithë luftëtarët e lirisë. Nuk ka forcë ama askund në botë që mund të ja marrë lirinë Kosovës e t’ua jep matrapazëve kolaboracionisteve të ia kthejnë Kosovën Serbisë. Kosova i bëri 20 vjet liri edhe fëmijët e luftëtarit ma të ri u banë burra e gra për ta rrokur pushkën kur e do Atdheu. Pra jemi dhjetë fish ma shumë se që ishim në luftë. Ky popull kjo rini që shijoi lirinë ka gatishmëri  ta mbroj me çdo kusht.

Ju spiunet e gjakprishurit në shërbim të serbo-sllave, taksirat e keni të ua hanë kokën fëmijët e juaj se nuk ju durojnë më ,as gomaret si hanë dokrrat tuja. Shqiptaret me vetëdije dhe strategji të drejt e të përhershme janë rreshtuar në kolonën Euro-Atlantike pas Amerikës, kah asht demokracia dhe civilizimi njerëzor. Po ju o kukuvajka e laraska pse thyeni qafen përherë në te kundërtën andej kah Serbja Rusia… Mos pushoni, bëhuni gati të shkoni të aletet tuaj dështimin e keni të siguruar. Në të ardhmen edhe ne nuk do te sillemi me ju si deri tani. Tani ju vet treguat se si i dashka mushka drutë ashtu do ti keni.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …