Komuna e Junikut organizoi koktej me rastin e pensionimit të kolegut Hysen Imeri

Komuna e Junikut me rastin e pensionimit të kolegut Hysen Imeri, organizoi koktej rasti në shenjë respekti për kontributin e dhënë ndër vite. Kolegu Hysen Imeri përpos kontributit të tij dhënë në komunën e Junikut fillimisht si zyrtar komunal e edhe si shef në drejtorin për Shërbime Publike, një periudhë të kontributit të tij profesional ia dedikoj arsimit, për veprën e të cilit jemi krenar dhe e falemindërojm për kontributin e dhënë ndër vite-tha në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, duke e uruar kolegun në emër të stafit komunal që ta gëzoj pensionimin gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …