Mbahet takimi i parë i Këshillit Organizues për shënimin e 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit

Këshilli Organizues për shënimin e 14 Qershorit, është formuar në mbështetje të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës dhe Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës: 29.03.2017, me vendim me nr.prot.02/728/2020, më datë: 28.05.2020 nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Anëtarët e këtij këshilli, kanë biseduar për fillimin e përgatitjeve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Rahovecit.

Të gjithë folësit u shprehën për bashkëpunim dhe angazhim, në mënyrë që 14 Qershori, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …