leoni

Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave

Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave, të cilat do të jenë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2018-2019. Meremetimin e shkollave, e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha. Qëllimi i inspektimit të punimeve në meremetimet që janë duke u bërë, ishte që të inspektohen nga afër punimet, cilësia e tyre, si dhe është kërkuar që të mos ketë vonesa gjatë këtyre punimeve, me qëllim që objektet shkollore të jenë të gatshme, për një fillim të mbarë të procesit mësimor. Për meremetim, janë përfshirë 15 objektet shkollore, në të cilat do të kryhen meremetimet e nevojshme, varësisht nga defekt që kanë pësuar ndër vite këto shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …