Komuna e Malishevës nënshkruan kontratë dyvjeçare për Grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike dhe objektet publike

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ushtruesi i Shefit të Prokurimit Nuhi Shala me bashkëpunëtorë të Njësisë së “ekoregjionit” në Malishevë dhe Drejtori nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “ Ekoregjioni” SH.A  me seli në Prizren, Nehat Basha, nënshkruan kontratën dyvjeçare për Grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë  në hapësirat publike dhe objektet publike. Me këtë rast, Kryetari Begaj shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofroi tërë potencialin që ka si në kapacitetet njerëzore dhe ato motorike, me qëllimin e vetëm që qytetarët malishevas dhe Malisheva me 45 fshatrat e saja  t’u krijohen mundësi, hapësira  dhe ambientet të pastura publike, sheshe, objekte institucionale shkollore, rrugë, njëherit,  Begaj apelon dhe fton gjithë qytetarët, por edhe bizneset që së bashku të përkujdesem për ambient të pastur dhe të bukur. Kurse nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “ Ekoregjioni” SH.A  me seli në Prizren,  do të merret  me gjithë detyrat e përshkruara në specifikacionin nga Komuna e Malishevës ku përfshihen që nga pastrimi, larja dhe mirëmbajtja e rrugëve, trotuarëve të qytetit, grumbullimi i mbeturinave për çdo ditë dhe transporti i tyre,  në gjithë territorin e komunës dhe hapësirat publike.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e radhës të gjashtën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë …