leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI NËNKRYETAREN E DIVIZIONIT PËR SHKËMBIME AKADEMIKE TË “WORLD LEARNING”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim nënkryetaren e Divizionit për Shkëmbime Akademike në organizatën “World Learning”, Melissa Oppenheimer, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë dhe për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të reja në kuadër të këtij programi. Ministri Bytyqi falënderoi znj. Oppenheimer dhe organizatën “World Learning” për angazhimin e madh në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe vlerësoi se ky universitet ka pasur përfitime të jashtëzakonshme, e sidomos studentët që kanë përfituar bursa për studime në universitetet e njohura në ShBA përmes programit të transformimit të lidershipit. Ministri theksoi se tashmë këta studentë po i aplikojnë në Kosovë përvojat e tyre të vlefshme të marra në universitete me renome dhe tha se kjo është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Znj. Oppenheimer falënderoi ministrin Bytyqi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë këtij programi, ndërsa theksoi kënaqësinë e saj për suksesin që ka pasur ky program në Kosovë, duke arritur kështu edhe qëllimin e vet. Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve edhe në universitete tjera publike, si dhe për tryezën që është planifikuar të mbahet, si pjesë e aktiviteteve të programit, e për të cilën ministri Bytyqi tha se është e një rëndësie të veçantë për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, sepse mund të dalin rekomandime të vlefshme nga ekspertët pjesëmarrës për të ardhmen e këtij segmenti të arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …