Reçica me ish-presidenten Jahjaga, flasin për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Reçica dhe Jahjaga biseduan me theks të veçantë rreth viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe përkushtimit të përbashkët për trajtimin meritor të tyre.

Ministri Reçica ka thënë se me të marrë detyrën, ndër prioritetet kryesore ka qenë përkushtimi për këtë kategori. Ai ka theksuar se përkushtimi që ata të mos ndihen në faj për atë që padrejtësisht është ushtruar mbi ta duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm.

Ndërkaq ish-presidentja Jahajga ka thënë se përkushtimi për këtë kategori është përtej institucioneve dhe është përkushtim dhe detyrë e gjithsecilit në mënyrë që ata të mos ndihen të margjinalizuar.

Ministri Reçica dhe ish-presidentja Jahjaga më pas vizituan së bashku Komisionin Qeveritar për Verifikim dhe Njohje të Statusit të të Dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u njoftuan për së afërmi rreth procesit dhe punës që është duke bërë Komisioni.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …