Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje me dhjetë fermer për ndërtimin e shtallave

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Blegtori, ka nënshkruar marrëveshje me dhjetë fermer, për ndërtimin e shtallave. Ky është projekti i parë në bujqësi për vitin 2019, ku përfitues janë dhjetë fermer blegtor. Në ceremoninë e nënshkrimit me fermer, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët kanë thënë se “bujqësia do të vazhdoj të mbetet prioritet edhe për vitin 2019”. “Ai që punon, e ndërton edhe shtetin dhe unë uroj që kjo përkrahje e jona, të ju shpërblehet juve me të mirat që mund ti keni nga puna e juaj dhe fermat  juaja. Kjo është një ndihmë jo shumë e madhe, por besoj që do të ju ndihmoj në punë, për të mirën e juaj dhe të familjeve të juaja, dhe uroj që këtë përkrahje për ndërtimin  shtallave, ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë”, tha kryetari Begaj, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me dhjetë fermerët përfitues. “Ky është projekti i parë për këtë vit dhe këta janë dhjetë fermerët përfitues. Ne jemi duke u munduar që brenda mundësive tona buxhetore, ti përkrahim fermerët në veçanti dhe bujqësinë në përgjithësi”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha. Edhe fermerët janë shprehur të kënaqur dhe e kanë vlerësuar si një ndihmë e madhe për ta, pasi tani do të kenë kushte më të mira për fermat e tyre, kurse ndërtimi i shtallave moderne, ju jep mundësi që të rrisin edhe cilësinë e produkteve. Projekti për ndërtimin e shtallave, ku përfitues janë dhjetë fermer, do të kushtoj rreth 75 mijë euro, dhe është bashkëfinancim në mes të komunës  dhe fermerëve, ku komuna do të merr pjesë me 70 % të mjeteve, ndërsa fermerët me 30 %. Përfitues të shtallave, janë: Qazim Shalaj, Avni Gashi, Isak Thaçi, Skënder Krasniqi, Sefer Krasniqi, Hamz Krasniqi, Kujtim Paçarizi, Shaban R. Bytyqi, Endrit Kastrati dhe Beqë Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …