Në funksion të përmirësimit të kushteve më të mira sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit, po përfundojnë punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale të komunës së Rahovecit:
Pataqan i Epërm
Retijë
Polluzhë
Pataqan i Poshtëm
Pastasel
Lagjja 1 – Rahovec
Përfitues janë mbi 3,500 banorë që do të kenë qasje në një sistem modern dhe të sigurt për trajtimin e ujërave të zeza, duke kontribuar në:
Reduktimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe tokës bujqësore
Mbrojtjen e shëndetit publik
Eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza në natyrë
Përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për komunitetin
Përmbushjen e SDG 6 (objektivi i zhvillimit të qëndrueshëm për Ujë të pastër dhe kanalizim
Projekti zbatohet në partneritet me Komunën e Haraqinës (Maqedonia e Veriut), Green Art Center dhe CUIC, me financim nga Bashkimi Evropian.