Komuna e Rahovecit fiton edhe një projekt infrastrukturor në vlerën prej 400,000.00€

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilën marrëveshje parashihet Ndërtimi i rrugës në Rahovec, nga rrethrrotullimi Rija deri në dalje të rrugës për Xërxë”. Ky projekt i radhës parasheh një investim prej 400,00.00 € dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …