KOMUNA E RAHOVECIT FITON GRANT NË VLERË 40,000.00 €

Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) njoftoi se Komuna e Rahovecit është përfituese e grantit në vlerë 40,000.00 Euro, në thirrjen “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës. “Do të angazhohemi menjëherë për ta hartuar projektin kryesor ku do të përfshihet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, e që do të financohet sipas vlerës së grantit, për ta shfrytëzuar në afat sa më të shpejtë” tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Nesim Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, me …