Komuna e Rahovecit përmes ekipeve në terren vazhdimisht janë duke punuar në pastrimin e hapësirave, për shkak të reshjeve të shumta të shiut

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë pa ndërprerë që nga e diela, Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë angazhuar me të gjitha mekanizmat përkatës, ku janë bërë disa ndërhyrje në qytet, rrugës për Brestoc si dhe në lagjen e komunitetit në fshatin Brestoc.

Në këtë mënyrë, situata po vazhdon të menaxhohet edhe më tutje, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …