Komuna e Rahovecit vazhdon të pranojë donacione në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19. Kësaj here UNICEF-i në partneritet me USAID-in në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore, kanë sjell edhe një donacion në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako higjienike për stafin shëndetësor. “Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit. Rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht, prandaj ne duhet të vazhdojmë ti respektojmë udhëzimet e IKSHP-së dhe të mjekëve, sepse përhapja e virusit mund të ndodhë ende’’, u shpreh Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec Samir Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …