Kryetari Begaj falënderoi të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e pandemisë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa në këtë mbledhje, i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit, e në veçanti shtabin emergjent komunal për angazhimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në Komunën e Malishevës. “Kjo ka qenë një situatë krejt e re, pasi ishte hera e parë që jemi ballafaquar me një situatë të tillë, por konsideroj se situata është menaxhuar mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për angazhimin e juaj, sepse tani e dy muaj keni qenë në krye të detyrës 24 orë në ditë dhe konsideroj se kjo situatë është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha kryetari Begaj. “Pavarësisht situatës së tanishme, ne nuk duhet të ndihemi komod, por përkundrazi duhet të shtojmë kujdesin dhe angazhim tonë, që situata të jetë në kontroll të plotë dhe të mos kemi raste të reja”, tha Begaj, i cili gjithashtu falënderoi të gjithë donatorët për kujdesin e treguar për Malishevën gjatë kësaj situate. Më pas, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë, sidomos tani, pasi ka filluar të stabilizohet situata, që ti shtojnë angazhimet e tyre në realizimin e projekteve kapitale, sepse kemi mbetur pak prapa për shkak të situatës me pandeminë. Drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për angazhimet e tyre në realizmin e projekteve dhe objektivave për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …