Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë prit të enjtën në takim aktivistin e shquar në mbledhjen dhe dokumentin e fakteve të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë, Esat Shala.
Me këtë rast, Shalës i është ndarë mirënjohje, në emrin e gjeneralit Lushtaku, me motivacion “Për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë përmes grumbullimit dhe publikimit të videoxhirimeve autentike të luftës në Kosovë, duke punuar çdo ditë në misionin e tij të shenjtë për zbardhjen e të vërtetës së luftës në Kosovë.