Komuna e Skenderajt ka publikuar e agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Skenderajt ka publikuar të enjtën agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pasqyron përkushtimin për të nderuar sakrificën, për të kujtuar rrugëtimin drejt lirisë dhe për të forcuar unitetin qytetar. Kjo ditë e rëndësishme historike na rikujton vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.

18 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e fillojmë me nderim e kujtesë për sakrificën e luftës çlirimtare dhe e mbarojmë të bashkuar në marsh dinjitoz, me zotimin se vlerat e lirisë, gjaku i dëshmorëve dhe shteti ynë do të mbrohen gjithmonë me krenari e vendosmëri!

Ftojmë qytetarët që, me dinjitet dhe respekt, të bashkohen në shënimin e kësaj dite të rëndësishme për vendin tonë, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …