Komuna e Skenderajt njofton se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve

Komuna e Skenderajt njofton të gjithë qytetarët se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare dhe biznese, si pasojë e dëmtimeve të evidentuara nga vërshimet.

Të gjithë qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);

2. Kopje e letërnjoftimit;

3. Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);

4. Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar;

5. Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar (nëse ka).

Afati për aplikim:

• Afati për dorëzimin e kërkesave është 8 (tetë) ditë pune nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Vendndodhja për dorëzim:

Kërkesat dorezohen personalisht pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, sporteli numër 13, Komuna e Skenderajt.

Për informata shtesë, qytetarët mund të drejtohen në zyrat e Komunës së Skenderajt gjatë orarit zyrtar të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Azizi, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Me këtë rast …