Komuna e Skënderajt ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit nga kjo komunë se nesër ( e hënë 12 janar 2026) fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor. Pas pushimit të merituar, shkollat në komunën tonë hapin dyert për të mirëpritur nxënësit dhe për të vazhduar procesin mësimor.
Drejtoria për Arsim, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shkollore, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka realizuar përgatitjet e duhura në çdo shkollë, me qëllim që procesi mësimor të zhvillohet pa pengesa. Këto masa përfshijnë sigurimin e ngrohjes, mirëmbajtjen e hapësirave shkollore si dhe furnizimin me mjete dhe materiale të nevojshme.
Komuna e Skenderajt dhe Drejtoria për Arsim mbeten të përkushtuara për të ofruar kushte sa më të mira dhe për të garantuar cilësi në procesin edukativo-arsimor.
Urojmë suksese të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në këtë gjysmëvjetor, thuhet në njoftimin e komunës.