Aida Dërguti: Kurti s’do ta lejojë Osmanin të mbajë rol në Bordin e Paqes dhe pushtet institucional njëkohësisht

Opinionistja Aida Dërguti ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të ushtrojë njëkohësisht funksionin institucional dhe të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Dërguti vlerësoi se në këtë situatë, Kurti mund të synojë kufizimin e kompetencave të Osmanit, ndërsa qëndrimi i saj në Bordin e Paqes do të varet nga zhvillimet e mëtejshme politike. Sipas saj, nëse presidentja do të vazhdojë të mbajë rol në këtë bord, mund të përballet me pasoja në aspektin e ushtrimit të pushtetit institucional. “Nuk do ta lejojë Osmanin të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe njëkohësisht të ketë pushtet, pra do ta zhvesh nga pushteti dhe pastaj do ta shohim fatin e saj nëse z. Trump do ta mbajë aty si anëtare themeluese, nëse do të jetë e përzgjedhura e tij”, tha Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …