Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit, rivarrimi të premten në Gjakovë

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës ka gjetur dhe identifikuar disa mbetje mortore, të cilat i përkasin Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakovë, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Gjakovës, ku thuhet se ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Sipas njoftimit, më 27 mars 1999, Myrteza Dylhasi, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjë të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë. Varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat, ku familjarë, bashkëqytetarë dhe përfaqësues institucionalë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …