Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira dhe Halil Musliu, kanë pritur në takim një delegacion nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në krye me Miguel Alves, dhe Rita Glavitza si dhe përfaqësuesë nga Caritasi Zviceran, kryesuar nga Astrid Wein.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm të komunës së Vitisë me ADA-në dhe Caritasin Zviceran, si dhe rreth mundësive për bashkëpunim në projekte të tjera që janë në interes të qytetarëve të komunës.
Me këtë rast, zëvendës-kryetari Aliu i ka falënderuar ata për realizimin e projekteve të përbashkëta, duke vlerësuar se janë tejkaluar pritshmëritë. Ai gjithashtu theksoi se Vitia, ka mundësi të mira për zhvillim dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë dhe të bashkëparticipoij me ADA-në dhe Caritasin Zviceran në realizimin e projekteve jo vetëm atyre ekzistuese, por edhe të reja.