Komuna e Vitisë e përkushtuar për barazi gjinore

Sot në Viti është mbajtur një takim dhe atë në kuadër të angazhimit për të nxitur barazinë gjinore përmes monitorimit dhe llogaridhënies së ndjeshme ndaj gjinisë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Komunës së Vitisë, përfaqësuesit e organizatës Follow UP në kuadër të projektit “Monitorimi dhe llogaridhënia me ndjeshmëri gjinore”, i mbështetur nga UN Women, dhe i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), me financim nga Bashkimi Evropian.

Gjatë këtij takimi u prezantua raporti mbi gjetjet nga monitorimi i Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024–2026.  Bëhet me dije se është vlerësuar që komuna e Vitisë, ka treguar përkushtim të madh dhe ka punuar me sukses në zbatimin e planit, veçanërisht përmes angazhimit të drejtorive të Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Kulturës, Rinisë e Sportit. Po ashtu u diskutua edhe për rezultatet e arritura, sfidat e hasura dhe rekomandimet për të përmirësuar edhe më tej angazhimin në këtë.  Gjithashtu zyrtarët komunal nga Vitia thanë se kjo komunë do të vazhdojë përkushtimin në zbatimin e këtij plani me synimin më të mirë që të përmbushet plotësisht gjatë periudhës së planifikuar 2024–2026, duke dëshmuar edhe njëherë  angazhimin e plotë për një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt degjimi buxhetor te objekti i Shkollës në Opterushë

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Opterushë, me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE …