Me rastin e vdekjes së ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, por edhe në përvjetorit të sulmeve të NATO-së, sot Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, ushtarë të KFOR-it dhe të tjerë kanë bërë homazhe të busti “Richard Hobrook” në Viti. Me këtë rast u përkujtua kontributi i lartë i sekretares tanimë të ndjerë të shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një mikeshë e përhershme e shtetit tonë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
