Komuna e Vitisë mbanë takim lidhur me përgatitjet rreth procesit të planifikimit buxhetor

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga zyrtarët komunal, Ibadete Hyseni dhe Berat Zuka kanë pritur sot në takim konsulentën nga DEMOS-i, znj. Donjeta Morina. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth parapërgatitjeve të komunës së Vitisë për takimet buxhetore me qytetarët vitias dhe grupet e interesit në këtë komunë por edhe rreth temës së planifikimit të përgjegjshëm gjinor. Me këtë rast zv. kryetari Aliu e ka njoftuar znj. Morina me punën që ka bërë komuna në planifikimin e buxhetit me qytetarët e saj gjatë viteve të shkuara por edhe me sfidat dhe sukseset gjatë këtij procesi.  Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë është e gatshme që të bashkëpunoj me DEMOS-in që hartimi final i buxhetit, konkretisht të listës së investimeve kapitale të jetë edhe në përputhje me kërkesat dhe nevojat që kanë qytetarët vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati më 26 qershor shpalos para qytetarëve të arriturat e tij gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti

Në mbështetje të Ligjit për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës (Ligji nr.03/L-040), neni 4 …