Komuna e Vitisë me 24 korrik nisë ciklin e dëgjimeve buxhetore

Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë përmes postimit në faqën zyrtare të komunës ka rikujtuar edhe njëherë agjendën e dëgjimeve buxhetore me qytetarë të kësaj komune.

24 korrik – Viti, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10.00.

25 korrik – Pozharan, Shkolla e Mesma, ora 10.00.

28 korrik – Sllatinë e Epërme në fabrikën Grasep, ora 14.00.

29 korrik – Shkolla në Letnicë, ora 13.00.

30 korrik – Salla e Kuvendit Komunal me OJQ-të dhe Shoqatat, ora 15.00.

4 gusht – Binqë,  me komunitetin jo Shumicë, ora 10.00.

Draft Buxheti i Komunës së Vitisë për vitin 2026 në total do të jetë 18 milion 324 mijë e 215 euro (18.324.215.00 €).

Pagat dhe shtesat – 11 milion e 294 mijë e 896 euro (11.294.896.00 €) – 61.60 % e totalit të buxhetit.

Mallrat dhe Shërbimet – 3 milion e 78 mijë 919 euro (3.078.919.00 €) – 16.80% e totalit të buxhetit.

Shpenzimet Kapitale – 2 milion e 940 mijë e 400 euro (2.940.400.00 €) – 16.04% e totalit të buxhetit.

Subvencione dhe Transfere – 720 mijë euro (720.00.00 €) – 3.9% e totalit të buxhetit.

Shpenzime komunale 290 mijë euro (290.000.00 €) – 1.6% e totalit të buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për përkrahjen e bizneseve në agro-turizëm

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, e komunës së Rahovecit ka hapur thirrjen publike për …