Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025

Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin akademik 2024-2025. Krahasuar me vitet e kaluara, sivjet është rritur numri i studentëve përfitues që kanë përmbushur kriteret e nevojshme.

Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur të premtën studentët përfitues të këtyre bursave, duke theksuar se qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbështetja e plotë e studentëve, si një investim i rëndësishëm në të ardhmen e rinisë së Vitisë.

“Bursat që po ndahen sot nuk janë vetëm ndihmë financiare, por një mesazh i qartë se Komuna e Vitisë beson fuqimisht në potencialin dhe të ardhmen e rinisë sonë. Përkushtimi ynë është që të nxisim arsimimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin në interes të ardhmes së vendit tonë” u shpreh kryetari I komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt

Sami Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet lokale …