Të martën në fshatin Letnicë, komuna e Vitisë ka ndarë pako ushqimore për komunitetin kroat të fshatit Letnicë dhe fshatrave për rreth. Me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u interesua për gjendjen e këtij komuniteti dhe ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e këtij komuniteti për të mësuar më shumë rreth kushteve dhe nevojave të tyre. Përndryshe në fshatin Letnicë dhe disa fshatra përreth jeton një numër i vogël i komunitetit kroat, shumica e të cilëve janë individë të moshuar. Pjesa tjetër e banorëve të këtij komuniteti u shpërngulën gjatë luftës së Kroacisë.