Komuna e Vitisë përkujtoj dëshmorin e kombit, Kemajl Azizi

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe përfaqësues të tjerë të komunës nën shoqërimin e Qemajl Rexhepit, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit Kemajl Azizi në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ata përkujtuan këtë dëshmorë që ra heroikisht në luftën e fundit të UÇK-së. Përndryshe përfaqësuesit e komunës së Vitisë kanë marrë pjesë edhe në akademinë përkujtimore që është zhvilluar në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …