Sot në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit në Komunën e Vitisë janë zhvilluar disa aktivitete për promovimin, ndërgjegjësimin, ngritjen e njohurive dhe motivimin e të rinjve kundër konsumimit të duhanit.
Këto aktivitete janë realizuar nga ekipet mjekësore të QKMF-së në Viti në bashkëpunim me QRSHP në Gjilan, DKA, Kryqin të Kuq – Dega në Viti, menaxhmentin e shkollave dhe institucionet komunale.
Fillimisht dr.Delvina Lamallari, Fitore Imeri-infermiere dhe Granit Bajrami infermier kanë mbajtur ligjërata me nxënësit në SHFMU të Gërmovës dhe Gushicës.
Nxënësit u njoftuan që brenda një viti, nga pirja e duhanit vdesin 8 milionë njerëz. Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda si: kanceri i mushkërive, kanceri i fytit dhe zgavrës se gojës, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera. Gjatë ligjëratave si dhe në qytet nga infermieret Almira Abazi dhe Besmira Zuka, si dhe Hysnije Shabani nga Kryqi i Kuq u shpërndanë fletëpalosje për qytetarët e rastit për efektet negative të pirjes së duhanit në shëndet, si dhe ndërgjegjësimi se si ta luftojmë këtë dukuri.
Gjithashtu, nëpër shumicën e shkollave nga arsimtarët është mbajtur ligjërata për efektet negative të duhanit, ku një orë mësimore iu është kushtuar kësaj dite.
Përndryshe , Dita Botërore pa duhan shënohet prej vitit 1978, me 31 maj të çdo viti.
Fotot dhe lajmi: QKMF-Viti