leoni

Komunën e Rahovecit ka filluar eliminimin e deponive të mbetjeve inerte

Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, me angazhimin vullnetar të kompanisë “MENDI-P”, ka filluar eliminimin e deponisë të mbetjeve inerte, po ashtu, edhe heqjen e deponisë ilegale të mbeturinave përgjatë rrugës në fshatin Drenoc, për të vazhduar ditëve në vazhdim edhe në pjesë tjera, që të kemi një mjedis të pastër për të gjithë. Eliminimi i këtyre deponive të mbeturinave inerte është bërë edhe vitin e kaluar, porse fatkeqësisht, qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të ndaluara, duke ndotur mjedisin tonë të përbashkët. Ndotja e mjedisit, hedhja e mbeturinave vend e pavend, nuk do të tolerohet. Për këtë qëllim, inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në terren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo i djegin ato. Gjithashtu, Komuna e Rahovecit do të angazhojë kujdestari shtesë për mbikëqyrjen e deponive inerte. Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …