leoni

Komunës së Skenderajt i erdhi në ndihmë edhe kompania Vëllezërit Geci SHPK

Komunës së Skenderajt i erdhi në ndihmë edhe kompania Vëllezërit Geci SHPK, me 50 pako ushqimore si dhe nga 25 kilogram miell për 50 familje në asistencë sociale. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Nehat Gecin, përfaqësuesin e kësaj kompanie, të cilin e falënderoj për kontributin e dhënë, në këtë kohë pandemie. “Në emër të Komunës së Skenderajt falënderoj të gjithë donatorët për përkrahjen që po japin në këtë kohë pandemie për familjet në nevojë”, ka shkruar Kryetari Jashari.

Pa panikë por me kujdes të shtuar!

Jemi bashkë dhe do t`ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra …