Brickos

Jashari e Kurti: Prioritet shëndeti i qytetarëve, të bashkuar do t’ia dalim

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, të cilët i informoj rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që komuna që ai drejton ka marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19. Kryetari Jashari se bashku me Kryeministrin Kurti u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm më qëllim të parandalimit të virusit COVID-19. “Biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që ne të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, është deklaruar Kryetari Jashari. Në anën tjetër Kryeministri Kurti, u shpreh mirënjohës ndaj Kreut të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore. ” Unë e falënderova kryetarin për respektimin e vendimeve të qeverisë, të udhëzimeve të mjekeve dhe për bashkëpunimin që e ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, me qeverinë tonë në detyrë, për çdo gjë terë kohën”, është shprehur Kryeministri Kurti. Gjatë këtij takimi u bë thirrje për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …