Avokati i Popullit thotë se nuk mund të vlerësojë masat e reja të qeverisë po ndonjë vendim që i kundërshton ato

Avokati i Popullit thotë se nuk mund të vlerësojë masat e reja të qeverisë pa ndonjë vendim që i kundërshton ato

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka publikuar masat e reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në tërë Kosovën. Me këtë vendim, qytetarët do të kenë mundësi të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës. Mirëpo, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, ka ngjallur reagime të shumta. Por, a ka bazë ligjore që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Hilmi Jashari, ka thënë se nuk mund të bëjë një vlerësim rreth kësaj çështje pa pasë ndonjë kërkesë që ky vendim po kundërshtohet. Por, ka thënë se pavarësisht kësaj janë duke e analizuar këtë vendim, duke shtuar se e kanë paramenduar se mund të zgjojë interesim publik. Duke shpjeguar situatën e këtij vendimi, Jashari, ka deklaruar se ky është rast i veçantë pasi që këtu bëhet fjalë për një vendim të ministrisë e që siç thotë ai Kushtetuta nuk e autorizon Avokatin e Popullit në këso lloj situata.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …