leoni

Komunikime të nxehta brenda LDK-së: Arben Gashi akuzon për “skemë kriminale” vjedhjeje votash

Në një komunikim të brendshëm të kryesisë qendrore të LDK-së më 2 mars 2025, tensionet janë rritur mes anëtarëve të partisë pas dyshimeve për vjedhje të votave të diasporës. Komunikimi në grupin “Viber” të LDK-së ka përfshirë një debat të nxehtë mes kryetarit Lumir Abdixhiku, Kujtim Shalës dhe Arben Gashit, ku ky i fundit ka insistuar se ka pasur një “skemë të organizuar kriminale” për manipulimin e votave. Arben Gashi, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka këmbëngulur se ka pasur vjedhje të votave dhe ka kërkuar që ky proces të cilësohet si një “skemë kriminale”. Ai i ka shkruar Kujtim Shalës në grupin në “Viber”: “Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”. Nga ana tjetër, Kujtim Shala është shprehur se nuk mund të tolerohet asnjë manipulim dhe ka theksuar se për këtë çështje do të merren edhe institucione të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …